15:15 / E Premte, 02 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Vdes nga uria 7-vjeçarja prej Jemenit

Amal Hussain, 7-vjecare u bë simbol i luftës ndërmjet Arabisë Saudite dhe Iranit.

Mirëpo, vajza e cila preku shumë njerëz, ka vdekur.

Ajo vdiq për shkak të kequshqyerjes së rëndë, ndërsa edhe nëna ishte gjithashtu e sëmurë, shkruan ‘Daily Mail’, transmeton Indeksonline.

   

Familja e saj ka thënë se ajo gjendej në një kamp refugjatesh në Aslam ku ishte fotografuar.

Lufta e Jemenit ka qenë veçanërisht shkatërruese për fëmijët, ku mbi 7 milionë prej të cilëve tani përballen me pasiguri të ushqimit.

Rreth 1.8 milion fëmijë nën moshën pesë vjeç janë duke u përballur me kequshqyerje dhe 400,000 janë të prekur nga kequshqyerja e rëndë, tha UNICEF./Indeksonline/