08:57 / E Diele, 26 Maj 2019 / indeksADMonline

Pas rikthimit të Spice Girls, Mel B akuzon rëndë Victoria Beckham

Anëtarja e grupit të njohur Mel B ka kritikuar dhe ofenduar rënd Victoria Beckham dhe Geri Honer gjatë një interviste me Piers Morgan.

Grupi bëri një rikthimin në Dublin, por Victoria nuk u bashkua me ta.

Gjatë intervistës, 43 vjeçarja tha se ajo e donë Victoria, por asaj nuk I ka pëlqyer që Beckahm nuk u bashkua me to.

Në intervistën tronditëse, ajo gjithashtu kritikoi Geri dhe tha se ajo kurrë nuk e ka falur atë për largimin nga grupi në vitin 1998. 

Ajo gjithashtu zbuloj që ende e mban një tatuazh të ish bashkëshortit për ta rikujtuar se në çfarë kishte kaluar.

Më herët këtë vit ajo kishte pranuar se ka pasuar një marrëdhënie intime me anëtaren tjetër të grupit, Geri.

E pyetur për këtë ajo deklaroj se kjo kishte ndodhur vetëm njëherë në mes dy vajzave.

Vajzat e grupit Spice Girls bën një rikthim në Dublin në mesin e mijëra adhuruesve që ishin mbledhur për të ndjekur./Indeksonline/