10:16 / E Enjte, 28 Maj 2020 / indeksADMonline

Pamje/Pas shumë kohësh, takohen Albin Kurti e Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti janë duke zhvilluar një takim prapa dyerve të mbyllura për media.

Ky takim vjen pas një kohe të gjatë mes tyre, derisa po mbahet në objektin e Komunës së Prishtinës, transmeton Indeksonline.

Kurti është i shoqëruar edhe nga ministri në detytë i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu.

Kurti dhe Ahmeti pas takimit, pritet të prononcohen edhe për media./Indeksonline