22:59 / E Shtunë, 03 Shtator 2022 / C E

Pas shumë vitesh, Prishtina e mbush “Fadil Vokrrin”, vetëm kaq bileta kanë mbetur të pashitura

Nesër në ora 20:00 do të zhvillohet derbi i Superligës në mes të Prishtinës dhe Ballkanit.

Për herë të parë pas shumë vitesh, “Plisat” pritet ta mbushin stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Indeksonline.

Sipas gazetarit Arlind Sadiku, deri më tani janë shitur 11577 bileta dhe kanë mbetur vetëm edhe 1000 tjera që do të shiten nesër nga ora 11:00.

Ndeshja ndaj Ballkanit është promovuar shumë, ku edhe vetë kryetari Rama ka bërë thirrje që tifozët ta përkrahin klubin nga kryeqyteti. /IndeksOnline/