14:57 / E Enjte, 26 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Pas skandalit që fansat e Atleticos bën drejt Vinicius Jr, tifozët e Realit i dalin në përkrahje

Rivalët e qytetit do të takohen për herë të 231-të me njëri-tjetrin sonte kur do të luftojnë në stadiumin Bernabeu për të siguruar një vend në gjysmëfinalen e kupës.

Ndeshja mes Atletico Madridid dhe Real Madridid ka ‘tërbuar’ përkrahësit e Atleticos duke ofenduar dhe varur një kukull me figurë të Viniciosit në një urë të qytetit ditën e sotme.

Pas këtij skandali nga tifozët e Alteticos, tifozët e Real Madridit kanë vendosur që minutën e 20-të të kësaj ndeshjeje te ja kushtojnë pikërisht sulmuesit, shkruan IndeksOnline.

Sipas ‘Marca’, tifozët e Real Madridit do ta duartrokasin Vinícious Jr në minutën e 20-të sonte. /IndeksOnline/