10:26 / E Hënë, 22 Korrik 2019

Pas takimit me Haradinajn në Prishtinë, Meta sot relaksohet në Liqenin e Vermicës

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është duke qëndruar në Kosovë.

Ai dje bashkë me vajzën e tij, Borën, u takuan me Ramush Haradinajn, teksa u shpreh të jetë krenar me karakterin e tij frymëzues, për dorëheqjen nga posti i kryeministrit pas thirrjes nga Gjykata Speciale, shkruan Indeksonline.

Derisa sot, Meta ditën e ka nisur në Liqenin e Vermicës, duke shijuar kafenë e mëngjesit.

“Të dashur miq, nga Vermica ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar ai në Facebook./Indeksonline/