11:23 / E Hënë, 01 Qershor 2020 / indeksADMonline

Pas testeve fizike, Ronaldo del më i fortë se kur u ndërpre kampionati

Cristiano Ronaldo po përgatitet për rifillimin e Serie A dhe, sipas testeve fizike të bëra në “Continassa”, pavarësisht se moshën 35 vjeç, ende arrin ta përmirësojë trupin e tij.

Portugezi kishte mbërritur në formë të shkëlqyeshme pas karantinës, por, siç raportohet nga “Tuttosport”, përmirësimi i tij është fakt i dukshëm.

Testet e forcës siguruan të dhëna pak më të larta se ato të muajit mars, rezultat i stërvitjes rigoroze në palestrën personale të CR7, që në muajt e kaluar, në Madeira, ku ai ishte zhvendosur më 9 mars.

Në shtëpinë që ka në vendlindje, ylli bardhezi ka punuar pa u lodhur, me të gjitha mjetet në dispozicion.

Gjithashtu, CR7 është më i shpejtë sesa në momentin kur futbolli u ndal, pas ndeshjes Juventus – Inter.

Pika e fillimit për shpejtësinë e tij është më e mirë. Gjithashtu, në këtë rast, përmirësimi është rezultat i punës së bërë në pothuajse tre muajt e ndalimit të detyruar, gjatë së cilës Ronaldo përdori  infrastrukturën e “Madeira Nacional” (ekipi i tij i dytë në ishullin e lindjes, pas Andorinha) për t’u praktikuar.

Ronaldo ka punuar mesatarisht tri deri në katër orë në ditë, praktikisht çdo ditë, për tre muajt e fundit. Ai u kthye në Torino dhe vazhdoi të punojë individualisht, për të përfunduar rrugën që tashmë kishte filluar para karantinës, pas disa problemeve fizike.

Në seancat e fundit u bashkua me grupin dhe nga sot do të përfshihet plotësisht nën urdhrat e Maurizio Sarri, i cili mezi pret të përtojë nga përmirësimi i tij.