10:23 / E Premte, 24 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pas Thaçit, edhe Vuçiq tregon pritjet nga takimi

Pas presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, edhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se në Forumin Evropian që do të mbahet të shtunën në Alpbach të Austrisë, pret që të diskutohen të gjitha temat e rëndësishme.

Sipas Tanjug, Vuçiq sot është nisur për në Austri për të marr pjesë në këtë forum ku do të jenë të pranishëm edhe presidenti belg, komisioneri Johannes Hahn si dhe kancelari Sebastian Kurz, transmeton Indeksonline.

Kujtojmë se një nga temat e cila ka ngjallur reagim të jashtëzakonshëm të opinionit publik në Kosovës, gjithashtu edhe të partive politike, ka qenë ideja e presidentit Thaçi për shkëmbim territoresh me Serbinë, ide kjo që u kundërshtua nga të gjithë.

Megjithatë Thaçi duket se i qëndron prapa ende kësaj ideje, pasi të enjten në një shkrim në profilin e tij zyrtar, thotë se edhe ish-presidenti Rugova kishte qenë pro idesë së shkëmbimit të territoreve me Serbinë në vitin 1994. E ky shkrim i Thaçit ku thotë ta ketë cituar Ibrahim Rugovën, u kontestua nga shumë figura të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët thonë se nuk e mbajnë mend që Rugova të ketë thënë diçka të tillë.