21:27 / E Premte, 03 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pas thirrjes së BE-së, zbutet Serbia për Asociacionin!

Drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyra për Kosovën’ në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se serbët të cilët jetojnë në veri të Kosovës nuk do të bëjnë asnjë veprim të një anshëm për Asociacionin e  Komunave Serbe, që do të mund të ishte një justifikim i shqiqtarëve për t’u ankuar tek Bashkimi Evropian për Serbinë.

Këtë deklaratë, Gjuriq e bëri gjatë një interviste në televisionin publik serb, transmeton Indeksonline.

Ndërkaq, duket se thirrja e BE-së për qetësi, ka bërë që zyrtarët serbe të zbusin deklarimet e tyre se do të themelojnë AK-në në mënyrë të një anshme, nëse një gjë të tillë nuk e bën Kosova, ashtu siç është dakorduar në Bruskel.

Ndryshe, presidenti serb, Aleksander Vuçiq sot u ka shkruar një letër të hapur serbëve të cilët jetojnë në Veri të Mitrovicës. Ai të njëjtëve iu bën thirrje për qetësi, duke i siguruar se Serbia do të ruaj jetën e tyre.

Kujtojmë, se Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka mbledhur krerët e sigurisë për të analizuar situatën e sigurisë në vend./Indeksonline/

Mogherini, Kosovës dhe Serbisë: Mos krijoni tensione, përndryshe kjo ju pret dy shteteve!