11:06 / E Diele, 28 Maj 2023 / LB

Pas Torres një tjetër kongresmen amerikan i reagon Blinkenit për deklaratat për veriun

Edhe një kongresmen amerikan s’u pajtua me deklaratën e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, që dënoi veprimet e institucioneve kosovare në Veri gjatë të premtes kur u krijuan tensionet.

Pas, kongresmenit demokrat, Richie Torres, ka reaguar edhe Zach Nuun, i cili tha se vendi i tij duhet të qëndrojë me Kosovën dhe t’i kundërvihet mobilizimit ushtarak të Serbisë.

“SHBA: Qëndroni me Kosovën, një demokraci të re dhe një aleat i palëkundur të SHBA-së – që pranoi dhe mirëpriti të evakuuarit afganë (një nga miqtë e vetëm europianë). Sekretari Blinken duhet t’i kundërvihet mobilizimit ushtarak të Serbisë”, ka shkruar ai në Twitter.