11:56 / E Shtunë, 06 Nëntor 2021 / B O

Pas tradhtisë së Icardit, Wanda Nara poston foton me ish-bashkëshortin

Çifti i famshëm, Wanda Nara dhe Mauro Icardi, prej disa javësh po përfliten gjerësisht në mediat rozë lidhur me tradhtinë që ky i fundmit i bëri bashkëshortes së tij.

Teksa të dy reaguan në lidhje me këtë ngjarje që bëri bujë menjëherë, ata thanë se gjërat mes tyre ishin një “kapitull i mbyllur” dhe se nuk ekzistonte mundësia e një ribashkimi.

E pavarësisht deklaratave që bënë në rrjetet sociale, ata disa ditë më vonë postuan një fotografi të përbashkët ku Wanda tregoi se ja kishte falur tradhtinë dhe se do e mbante gjithmonë pranë.

Por duket se “drama” mes tyre vazhdon ende pasi së fundmi Wanda ka postuar në “Instastory” një foto të Maxi Lopez, ish-bashkëshorti i saj.

Pas tradhtisë së Icardit, Wanda Nara poston foton me

Lopez është bashkëshorti i parë i Wandës më të cilin ajo u nda shumë vite më parë për të filluar lidhjen me futbollistin e PSG-së. Tashmë fansat e tyre nuk dinë më çfarë të mendojnë, a janë apo jo bashkë Wanda dhe Icardi.