10:30 / E Martë, 16 Qershor 2020 / indeksADMonline

Pas Vjosa Osmanit, Lajçak do të takohet me kryeministrin Hoti

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pritet ta vizitojë sot Kosovën.

Pas konfirmimit të takimit me kryeparlamentaren, Vjosa Osmani, ai do të zhvillojë një takim edhe me kryeministri, Avdullah Hoti, transmeton Indeksonline.

“Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi dhe Çështje të tjera Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak”, thuhet në njoftimin e Zyrës së kryeministrit.

Takimi do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë dhe do të nisë në orën 18:30./Indeksonline