20:48 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Pas votës kundër në Interpol, tifozët e Kosovës fishkëllejnë himnin e Azerbajxhanit

Sot Kosova nuk u pranua në organizatën ndërkombëtare policore, INTERPOL.

Azerbejxhan ishte një ndër shtetet që votoi kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë të rëndësishme.

Për këtë, sot tifozët në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ kanë fishkëlluar ndaj himnit të këtij shteti  në fillim të lojës.

Shikoni momentin kur intonohet himni i Azerbejxhanit dhe fishkëllimat e tifozëve kosovar./Indeksonline/

Temat: