75 Mall Live Search
10:42 / E Shtunë, 03 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Pas votimit të demarkacionit, a është ky ‘çelësi’ për heqjen e vizave?

Liberalizimi i vizave është njëra ndër çështjet më të rëndësishme për Kosovën, ku qytetarëve të vendit ju mundësohet të udhëtojnë  lirshëm drejt vendeve të BE-së. Por, e njëjta  është mbetur peng nga institucionet që disa kohë për shkak të kushteve që Bashkimi Evropian i ka vënë vendit tonë.

Njohës të çështjeve për integrime evropiane kanë deklaruar se edhe pas ratifikimit të marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi, prapë nuk mund të caktohet koha fikse se kur kryhen procedurat për heqje të vizave.

Në një prononcim për “Indeksonline” Profesori universitar, Avni Mazreku ka treguar hapat që duhet ndjekur pas ratifikimit të Demarkacionit në Kuvend për procesin e liberalizimit të vizave.

“Në momentin kur ratifikohet marrëveshja për demarkimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi procesi për liberalizim të vizave zhbllokohet sepse aktualisht është i bllokuar. Vendimi final merret në Këshillin e Bashkimit Evropian përkatësisht konfiguracionit të Ministrave të Brendshëm dhe kjo varet kur do të procedohet kjo çështje në Këshillin e Bashkimit Evropian”, është shprehur Mazreku.

Më tej, Mazreku shpjegon procedurën se si mirret vendimi final për liberalizimin e vizave. Ai thotë se pro këtij vendimi duhet me qenë disa shtete që përfaqësojnë 65% të popullsisë së BE-së.

“Vendimi  mirret në Këshillin e Bashkimit Evropian përkatësisht konfiguracionit të Ministrave të Brendshëm bëhet përmes sistemit të votimit të shumicës së kualifikuar. Kjo nënkupton, pro këtij vendimi duhet me votu 55 shtete anëtare që përfaqësojnë 65% të popullsisë që nënkupton 16 shtete anëtare që duhet me kanë në favor të këtij vendimi që përfaqësojnë 65 % të popullsisë së BE-së. Në qoftë se ndodhë këshu vendimi mund të konsiderohet i marrur nëse nuk vendosin 4 shtetet prapë edhe pse kanë votu për këtë punë me heqë dorë me injorancën bllokuese”, ka thënë ai.

Sipas Mazrekut, rreziku më i madh për Kosovën pas ratifikimit të Demarkacionit mund të vjen nga dy shtetet e BE-së që e kanë njohur vendin tonë.

Ai thotë se kjo ka të bëjë me kompenzimin e injorancës bllokuese e cila mundësohet me 4 shtete anëtare të cilat duhet me i përfaqësu 35 % të popullësisësë Bashkimit Evropian.

“Kosova duhet me qenë e kujdesshme edhe pas ratifikimit të marrëveshjes me demarkimit e kufirit me Malin e Zi , Kosova duhet të punoi fuqishëm te shtetet për me ndalu mundësinë e përdorimit të injorancën bllokuese sepse ka rrezik që 4 shtete me përdorë këtë injorancë bllokuese. Ne e dimë që 5 shtete anëtare të BE-së nuk na kanë njohur , Spanja, Slovakia,Rumania, Qipro dhe Greqia por fatmirësisht 5 shtete nuk e kompezojnë 35 %in e popullësisë së BE.Rreziku qëndron që shteti që e ka njohur Kosovën që është Polonia e Çekia t’i bashkohet injorancës bllokuese përkatësisht këtij instrumenti me blloku vendimin për liberalizimin e vizave në Kosovë”, ka përfunduar Mazreku.

Kështu, për liberalizimin e vizave nuk mund të përcaktojë askush ndonjë periudhë kohore pasi që ky proces varet  nga qëndrimi i shteteve./Indeksonline/