12:04 / E Diele, 08 Prill 2018 / indeksADMonline

Pas xhudos, me medalje vjen edhe kik-boksi (Foto)

Pas sportit të xhudos, suksese të madhe arriti edhe kik-boksi.

Përfaqësuesja e Kosovës në kik-boks, arriti rezultate të mira në turneun ndërkombëtar i cili po mbahet në Turqi “International Turkish Open KickBoxing Tournament”, shkruan IndeksOnline.

Nga 40 përfaqësueset pjesëmarrëse nga mbarë bota në këtë trune, përfaqësuesja e Kosovës stoliset me tri medalje; një të artë dhe dy të bronzta.

Të artën e fitoi Valdrin Ibishi, për të cilin ishte medalja e dytë e artë radhazi në “Turkish Open”./IndeksOnline/