20:45 / E Premte, 27 Korrik 2018 / indeksADMonline

Shqiptari përball serbit nesër në ring, meçi në Maqedoni (Video)

Kikboksieri kosovar, Shemsi Beqiri do të sfidojë nesër në ring një serb.

32 vjeçari nga Kosova që jeton në Zvicër do të tentojë fitoren në përballjen që zhvillohet në Kërçovë të Maqedonisë.

Sot është bërë matja zyrtare e dy rivalëve ndërsa flamuri i Kosovës me atë të Serbisë kane qenë afër njëri tjetrit një ditë para përballjes./Indeksonline/