13:59 / E Martë, 27 Mars 2018 / indeksADMonline

Pas zhvillimeve të djeshme,Mogherini udhëton sot në Beograd!

Shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Federica Mogherini do të zhvillojë sot një takim urgjent me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas Tanjug, Mogherini do të udhëtojë për në Beograd një ditë pas zhvillimeve në veri të Mitrovicës, ku u arrestua drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq, i cili ishte futur ilegalisht në Kosovë.

Ndryshe përpos Gjuriq leje për t’u futur në Kosovë kishin kërkuar edhe disa ministra të tjerë serb./Indeksonline/