21:20 / E Shtunë, 31 Korrik 2021 / OSH

Pas zyrtarizimit të kandidaturës për Mitrovicën, Bedri Hamza e qeras me limonadë Memli Krasniqin

Partia Demokratike e Kosovës tashmë e ka zyrtarizuar kandidaturën e Bedri Hamzës, për Kryetar të Mitrovicës.

Kërkesën e Hamzës për këtë kandidim, e miratuan kryesia e PDK-së në mbledhjen e sotme.

Por, menjëherë pas këtij miratimi, Bedri Hamza e qerasi të parin e këtij subjekti, Memli Krasniqin në njërën nga embëltoret më të njohura të qytetit.

Hamza siç shihet në pamje e ka gostitur Krasniqin me një limonadë!