09:05 / E Mërkurë, 04 Korrik 2018 / indeksADMonline

Pasditja e “nxehtë”, dialogu mbledh gjithë liderët e partive (Dokument)

Liderët politik dhe përfaqësuesit e subjekteve parlamentare sot do të mbajnë tryezë lidhur me dialogun me Serbisë.

Në një dokument që e ka siguruar Indeksonline, bëhet e ditur se ky takim do të nis në ora 17:00 dhe do të përfundoj në ora 19:00.

Tema e cila do të diskutohet në këtë takim është Dialogu me Serbinë: ndërtimi i platformës dhe koncesusit në Kuvend si dhe emërimi i ekipit negociator, transmeton Indeksonline.

Liderët dhe përfaqësuesit e partive që do të jenë pjesë e kësaj tryezë janë, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, Kryetari i VV-së Albin Kurti, nga AAK Ramush Haradinaj, kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, Kryetari i PSD-së Shpend Ahmeti e të tjerë.

Shikoni më poshtë listën e plotë të tyre./Indeksonline/