08:20 / E Mërkurë, 05 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Pasi e fitoi ”Topin e Artë”, Modric injoron keq Ronaldon dhe Messin

Dominanca 10-vjeçare e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit është thyer të hënën nga Luka Modric, i cili e fitoi ”Topin e Artë”.

Dhe tani ai ka folur për lojtarët që kanë mundur ta fitojnë këtë çmim në të kaluarën.

Duke e ditur brilliancën e Ronaldos dhe Messit, ai ishte i kënaqur që e ndali epokën e tyre, transmeton IndeksOnline.

”Këta dy lojtarët ishin në një nivel të jashtëzakonshëm në 10 vitet e fundit”, tha ai pasi e mori çmimin.

”Ndoshta në të ardhmen lojtarët si Xavi, Iniesta, apo edhe Sneijder duhej ta fitonin, por nuk ndodhi”.

”Ky triumf i takon futbollit dhe lojtarëve që meritonin ta fitonin më herët”./IndeksOnline/