14:45 / E Martë, 30 Tetor 2018 / indeksADMonline

Pasi e injoroi për disa javë, Genk më në fund fton Edon Zhegrovën

Nesër, Genk do ta zhvillojë një ndeshje të rëndësishme kundër Royal Antwerp.

Dhe para pak minutash, trajneri i Genk, Philippe Clement ka publikuar listën me lojtarët e ftuar për këtë ndeshje.

Pas disa injorimeve, Clement, më në fund ka vendosur që ta ftojë reprezentuesin kosovar, Edon Zhegrova, transmeton IndeksOnline.

Edoni nuk është ftuar në ndeshjet e fundit kampionale si dhe në Europa League, por Clement tashmë e ka thyer heshtjen.

Përndryshe, Clement ka bërë edhe një befasi duke e ftuar Bryan Limbombe për herë të parë.

Lista: Vukovic, Vandevoordt, Leysen, Dewaest, Aidoo, Uron, Maehle, Nastic, Wouters, Pozuelo, Malinovskyi, Berge, Heynen, Piotrowski, Fiolic, Seck, Limbombe, Samatta, Ingvartsen, Paintsil, Ndongala, Zhegrova and Gano./IndeksOnline/

Our selection for the away match against Antwerp!