Pasi e siguroi kualifikimin, Prishtina nikoqire e Steaua Bucurestit
Sot në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, KB Prishtina është nikoqire e Steaua Bucurestit nga Rumania në kuadër të Grupit E të FIBA Europe Cup.
Në ballafaqimin ndërmjet këtyre dy skuadrave të luajtur më 24 tetor në Bukuresht, fitore patën shënuar bardhekaltrit me rezultat, 87-81.
Prishtina tashmë e ka siguruar kualifikimin tutje në FIBA Europe Cup, duke zënë vend në mesin e 16 skuadrave që do të vazhdojnë garat në këtë kompeticion, transmeton IndeksOnline.
Prishtina është e dyta në Grupin E me tri fitore e një humbje, derisa Bakken Bears nga Danimarka kryeson në grup me 4 ndeshje e po aq fitore.
Cherkaski Mavpy nga Ukraina është i treti në grup me 1 fitore e 3 humbje, si dhe e fundit në grup është skuadra rumune, Steaua Bucuresti me 4 ndeshje e po aq humbje.
Përndryshe, përballja e lartëcekur fillon nga ora, 19:00./IndeksOnline/