13:26 / E Diele, 25 Shtator 2022 / A. M.

Pasi Kurti i quajti “sindikalistë të PAN-it”, reagojnë këta të fundit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot gjatë një prononcimi për media tha se sindikalistët që po bëjnë grevë i takojnë PAN-it.

Kurti tha se ata kanë inati antiqeveritar.

Ymer Ymeri: Nuk organizuam greva në kohën e Hashim Thaçit, na rriti pagat  50% - GazetaBlic

E shefit të qeverisë iu kundërpërgjigj numri dy i SBASHK-ut.

Ymer Ymeri tha për Klankosova.tv se sindikalistët i kishin bërë grevë edhe qeverisë së PAN-it kur udhëhiqej nga Ramush Haradinaj.

“Sindikatat i kanë 25 mijë anëtarë. Tash ai se di si ka mundur t’i quajë “Sindikalistë të PAN-it” kur ne për tre javë i kemi bërë grevë edhe Qeverisë së PAN-it që udhëhiqej nga Ramush Haradinaj” – tha ai.