75 Mall Live Search
11:59 / E Enjte, 16 Janar 2025 / G T

Pasi përfundoi kampi, Ademi dhe Foda takojnë lojtarët e së ardhmes te Kosova

I pari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe trajneri, Franco Foda takuan futbollistët e së ardhmes, me të përfunduar kampi stërvitor katërditor.

Presidenti Ademi i falënderoi futbollistët për gatitshmërinë dhe punën e mirë që kanë bërë, duke kërkuar nga ata që mos të ndalen së punuar, pasi ata janë e ardhmja e Kosovës.

FFK-ja gjatë katër ditëve të kaluara, oraganizoi kampin me futbollistët kandidatë potencial për Kombëtaren A në stadiumin “Fadil Vokrri”.