16:09 / E Enjte, 13 Janar 2022 / OSH

Pasi përjashtoi Berishën, Basha mbledh Këshillin Kombëtar më 15 janar

Pas mbledhjes së kryesisë ku përjashtoi përfundimisht Sali Berishën dhe mbështetësit e tij nga partia, Lulzim Basha do të mbledhë Këshillin Kombëtar më 15 janar në orën 4 të pasdites.

Fokusi kryesori i këtij takimi do të jetë mbi informimin e vendimeve që u morën nga kryesia e PD-së, si dhe diskutimet mbi situatën e krijuar në protestën e 8 janarit.

Këshilli Kombëtar i demokratëve pritet që të miratojë një rregullore të brendshme për mënyrën se si do të funksionojë ky forum, shkruan A2 CNN.

Me anë të një mesazhi, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi ka njoftuar anëtarët e Këshillit Kombëtar se në mbledhje do të informohen edhe mbi planin e organizimit të partisë dhe ndarjen e detyrave të demokratëve që janë pjesë e Këshillit Kombëtar.