16:22 / E Mërkurë, 29 Korrik 2020 / C E

Pasi siguroi Europa Leaguen, një tjetër futbollist largohet nga Gjilani

Pas Kenan Haxhihamzes, tjetër futbollist është̈ larguar nga SC Gjilani.

Salih Kosumi tashmë me anë të një postimi në rrjetet sociale ka shkruar se nuk do të jetë pjesë e skuadrës gjilanase.

Kosumi ishte pjesë e Gjilanit për 7 vite.

Më poshtë postimi i tij i paedituar:

Lamtumirë Sc Gjilani, lamtumirë Skiftera.

Me dinjitet dhe kënaqësi e kam djersitur ndërresen e klubit Sc Gjilani.

Pas 7 viteve të kaluara me ngjyrat kuq e bardhë , vjen momenti i ndarjes time nga ky klub.

Pas shumë sakrificave, gëzimeve e hidhërimeve , së bashku arritëm që klubin ta dërgojmë në arenën ndërkombëtare, aty ku edhe e ka vendin, kjo është meritë e gjithësecilit që ka qenë pjesë e ngjyrave kuq e bardhë .

Dua ta falëmnderoj presidentin Florim Zuka për korrektësi si dhe drejtorin ekzekutiv Sevdail Robelli, ndihmës trajnerët me të cilët ishim edhe bashkëlojtar si dhe bashkëlojtarët e më hershem dhe të tanishem, dhe në veqanti SKIFTERAT të cilët kanë qenë çdo herë pjesë e pandashme e jona dhe kemi qenë gjithmonë një familje, gjithmonë do të jenë në kujtesen time.

Nga sot jam lojtar i lirë dhe i gatshëm për një fillim të ri në një ambient tjetër.