09:46 / E Enjte, 27 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Pasi siguroi vendin e parë, Liverpool ia ka vënë syrin Hazardit

Liverpool mund t’i shijoj festat më mirë se kundërshtarët pasi të paktën edhe për dy xhiro është ën vendin e parë në tabelë.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp dëshiron të përforcohet për të arritur objektivin e madh, titullin e Premierligës, shkruan Indeksonline.

Gjatë afatit kalimtar të janarit, Reds planifikojnë të bëjnë një ofertë prej 31 milionë dollarësh për vëllain e Eden Hazardit, Thorgan.

25-vjeçari, i cili është nën kontratë deri në vitin 2020, tashmë ka shënuar nëntë gola për Borussia Monchengladbach këtë sezon.

Nëse arrijnë marrëveshjen, Liverpool planifikon ta blejë në janar dhe futbollisti të qëndroj si huazim te skuadra aktuale.

Klopp fillimisht duhet të mposht konkurrencën e Atletico Madridit dhe Romës. /IndeksOnline/