18:20 / E Hënë, 10 Qershor 2019

Pasi të provoni këtë përzierje do të shpëtoni përfundimisht nga celuliti

Tani që është ngrohur paksa koha, të gjithë kemi filluar të veshim gjëra më të lehta dhe të ekspozojmë pak më shumë lëkurë. Por ky ekspozim mbart me vete edhe një anë të keqe, atë të shfaqjes së celulitit që shumë prej jush e kishin fshehur bukur gjatë dimrit. Celuliti i njohur ndryshe edhe si lëkura e portokallit është një ind dhjamor që shfaqet nën lëkurë si pasojë e kontraktimit të indeve lidhëse të muskujve.

Ai shfaqet që në pubertet, por stimulohet edhe nga shkaqe të tjera. Shtatzënia, çrregullimet hormonale, luhatjet në peshë dhe keqfunksionimet e sistemit limfatik janë disa prej arsyeve që çojnë në shfaqjen e celulitit.  Në artikullin e sotëm Living ju propozon një recetë natyrale që ndihmon në tonifikimin e lëkurës dhe eleminimin e celulilit, bëhet fjalë për përzierjen e rozmarinës dhe alkoolit.

Përbërësit e nevojshëm: 1 degë rozmarinë e freskët (gjethe dhe lule),
alkool (mund të përdorni edhe raki) dhe 1 kavanoz qelqi.
Përgatitija: Merrni degën e rozmarinës, ndajeni në disa pjesë të vogla dhe hidheni në një enë qelqi. Shtoni alkoolin derisa të mbulohet bima. Mbylleni mirë dhe lijeni për 15 ditë në vend të errët. Pas kësaj periudhe, aplikojeni përzierjen në zonat e prekura nga celuliti para se të flini dhe rezultatet do të jenë mbreslënëse.