75 Mall Live Search
13:30 / E Diele, 15 Korrik 2018 / indeksADMonline

Pasi zvogëloi lukthin, Big Mama do t’i nënshtrohet edhe dy operacioneve të tjera

Rreth një vit më parë Big Mama ju nënshtrua një operacioni për ngushtimin e stomakut, duke qenë se pesha e saj ishte kthyer në një rrezik për shëndetin. Mënjëherë pas operacionit ndryshimi i këngëtares ishte i dukshëm dhe ajo ishte shumë e lumtur me këtë fakt.

Por duket se ajo është ende e pakënaqur me trupin e saj dhe për këtë arsye shumë shpejt do t’u nënshtrohet disa ndërhyrjeve estetike. ‘Prive’ ka zbuluar se për shkak të rënies drastike në peshë, gjoksi i saj është varur dhe hunda ka dalë më shumë në pah, ndaj Big Mama dëshiron t’i ndryshojë.

Rreth muajit shtator pasi të mbarojë i gjithë sezoni i verës, këngëtarja do t’u nënshtrohet dy operacioneve njëri pas tjetrit për hundën dhe gjoksin. Operacionet do të kryehen njëri në Shkup dhe tjetri në Prishtinë.