13:15 / E Enjte, 25 Prill 2019 / indeksADMonline

Pasiguri e madhe e punëtorëve fizik në Kosovë, pamje pa koment që e tregojnë realitetin e hidhur

Niveli i sigurisë së punëtorëve fizik në kompanitë kosovare vazhdon të jetë në nivel shqetësuese. Këtë e tregojnë më së miri këto pamje të mëngjesit të sotëm të dy punëtorëve në Pejë.

Gjersa po pastronte xhamat, një punëtor luante me shëndetin apo jetën e tij ngase siç mund ta vëreni, niveli i sigurisë së tij nuk ekzistonte fare.

Për më keq, ku punëtor sikurse shumica e të tjerëve në vend nuk kanë fare sigurim shëndetësor dhe askush nuk merr përgjegjësi për çdo lloj fatkeqësie.

Pamje të ngjashme dhe të rrezikshme shihen edhe në një punishte tjetër në Pejë. Një punëtor ngjitet në vinç i pa lidhur dhe pa asnjë masë sigurie.

Në një distancë përafërsisht 50 metra të lartë, ky punëtor sfidon jetën e tij në vendin e punës. /Indeksonline/