14:39 / E Martë, 14 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pastrohet parku i Gërmisë (Foto)

Festivali më i madh që mbahet në Kosovë “Sunny Hill Festival”, mblodhi për tri ditë radhazi mijëra qytetarë në parkun nacional të Gërmisë.

Në këto mbrëmje ku përformuan yje të njohura botërore si Dua Lipa, Action Bronson, Martin Garrix dhe artistë vendor, interesimi ishte tejet i madh.

Por, sot kur janë bërë dy ditë që nga përfundimi i festivalit, në mëngjes parku ishte i stërmbushur me mbeturina dhe nuk kishte aspak bukurinë e ditëve të kaluara.

Letra, kanaçe, cigare, qesë, etj kishin mbuluar tokën e këtij parku dhe nuk dukej që ka gjelbërim diku.

Mirëpo, tani kjo gjendje ka ndryshuar, parku është pastruar dhe duket më i pastër se në mëngjes.

Kujtojmë se për tri ditë sa zgjati festivali, parku ishte i mbyllur për qarkullim të veturave dhe deri atje shkohej vetëm me autobus urban. /Indeksonline/