07:51 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Pastrojeni lëkurën nga aknet me vetëm dy përbërës

Një 17 vjeçare thotë se aknet e saj të dhimbshme janë shndërruar në lëkurë të pastër falë një regjimi të thjeshtë për fytyrë.

Hilda Pas Robles, 17 vjeçare nga Las Vegasi, filloi të luftojë me aknet në prill të vitit të kaluar. Ajo kishte lëkurë të përflakur nga aknet.

Ndihej e hutuar nga ajo që i kishte ndodhur me fytyrën e saj dhe u kthye në familje, ku halla e saj e këshilloi të konsumonte çaj të gjelbër.

Pavarësisht aromës jo të këndshme, ajo e konsumoi çajin rregullisht.

Pas pirjes së këtij çaji tri herë në javë ajo tha se e vuri re ndryshimin në lëkurën e saj dhe tani ajo bën edhe një maskë tjetër për mbrojtjen e lëkurës së saj.

Ajo bën bashkë përmbajtjen e çajit të gjelbër me mjaltë të papërpunuar dhe e lë në fytyrë rreth dy orë e gjysmë.

“Shumë njerëz nuk më besojnë mua për këtë që e them”, thotë ajo.

“Nuk them se do të funksionojë për të gjithë, por për mua ka pasur shumë efekt kjo metodë për ta pastruar lëkurën time”, përfundoi ajo./Indeksonline/

Temat: