21:26 / E Hënë, 11 Qershor 2018 / indeksADMonline

Pasuria e Komandantit të FSK-së, aksionar i një ferme

Gjeneral llejtënant, Rrahman Rama njëherit Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës në deklarimin e tij të pasurisë për vitin 2018 në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka thënë se merr pagë vjetore në bank me vlerë prej 18 mijë e 348.24 euro.

Sipas këtij deklarimi, Rama posedon pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 200 mijë euro.

Komandanti i FSK-së, posedon një veturë të tipit “Audi A8” e cila ka vlerën 19 mijë euro.

Gjithashtu, Rama është aksionar i 25% të aksioneve të një ferme, shkruan Indeksonline.

Po ashtu, në deklarimin e të hyrave vjetore është shifra e 18 mijë e 348 euro. Ndërsa merr mëditje nga MFSK, shuma e së cilës është 2 mijë e 329 euro.

Në deklarimin e AKK-së bëhet e ditur se bashkëshortja e Ramës merr të hyra vjetore si veterane e UÇK-së me vlerë prej 2 mijë e 40 euro.

Pasuria e Rrahman Ramës: