00:17 / E Mërkurë, 18 Shtator 2019

Pasuria e kryetarit të Prizrenit dhe trashëgimia!

Për Agjencionin Kundër Korrupsionit, pasurinë e tij e ka deklaruar edhe kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Haskuka ka të deklaruar një shtëpi me oborr me sipërfaqe prej 320 m2 në vlerë prej 300.000,00 euro.

Në pronësi të prindit, ai ka deklaruar dy shtëpi me dy objekte vlera e së cilave kap shumën prej 570.000,00 euro, shkruan Indeksonline.

Dy shitore, njërën nga to si trashëgimi nga gjyshi prej 150.000,00 euro, kurse tjetrën në pronësi të prindit në vlerë 120.000,00 euro.

Tutje, Haskuka në emër të prindit ka treguar se janë edhe ara punuese.

Në pronësi të Haskukës është një banesë prej 60 m2 në vlerë prej 54.000,00 euro, kurse në emër të bashkëshortes tokë bujqësore në vlerë prej 33.669,00 euro.

Në formularin e AKK-së, Haskuka nuk është se ka deklaruar që posedon veturë, derisa bashkëshortja e tij gëzon dy sosh. /Indeksonline/