20:48 / E Martë, 17 Korrik 2018 / indeksADMonline

Pasuria e shefit të Amazon arrin në 150 miliardë dollarë

Themeluesi i Amazon Jeff Bezos vlen plot 150 miliardë dollarë sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.

Në 12 muajt e fundit pasuria e Bezos është shtuar me 60 miliardë dollarë duke e bërë atë njeriun më të pasur në botë.

Kjo pasuri është më e madhe sesa ajo e arritur nga Gates prej 100 miliardë dollarë që sot do të vlente 149 miliardë dollarë sipas inflacionit.

Gates aktualisht rënditet i dyti me 95 miliardë dollarë.

Nuk është hera e parë që Bezos rënditet si njeriu më i pasur në botë. Në 2017-ën ai kaloi Gates për një periudhë të shkurtër por u rikthye në vendin e dytë.