75 Mall Live Search
13:20 / E Martë, 30 Tetor 2018 / indeksADMonline

Pasuria marramendëse e Rita Orës, në mesin e yjeve më të pasura në botë

Revista e njohur britanike ka zgjedhur edhe listën e yjeve më të pasura në Britaninë e Madhe, nën moshën 30 vjeçare.

Në këtë listë ajo që kryeson me pasurinë më të madhe është këngëtarja, Adele e cila ka një pasuri prej më shumë se 147.5 milionë funtash, ky është viti i tretë që Adele renditet në krye të listës.

Pas Adeles, i dyti në listë është këngëtari i njohur Ed Sheeran me 84 milionë funta, shkruan Indeksonline

Në këtë listë i treti është renditur aktori i njohur i serisë së filmave ‘Harry Poter’, Daniel Radcliffe me 80 milionë 87 milionë funta.

Ish-yjet e grupit One Direction, janë bërë pjesë e kësaj liste, Zayn Malik me 25 milionë funta, Liam Payne poashtu me 25 milionë.

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore Rita Ora është bërë pjesë e kësaj liste, duke u renditur e 16 në listë, Rita arrin një pasuri prej 13 milionë funta./Indeksonline/

Temat: