75 Mall Live Search
11:44 / E Hënë, 22 Janar 2018 / indeksADMonline

Patentat ndryshojnë përsëri, ja cilët do të jenë elementet që do të shtohen…

Disa ditë më parë u përhap lajmi se do të ketë patenta të reja por bëhet fjalë vetëm për shtimin e disa elementeve të sigurisë sipas kritereve të sigurisë të vendosura nga BE.

Kështu, të gjithë ata që do ta marrin për herë të parë, por edhe atyre që u duhet ta rinovojnë atë, patenta do të ketë disa ndryshime.

Kjo vjen si një nga kushtet e Brukselit, për të qenë në koherencë me standardet e Bashkimit Europian.

Nga sa mësohet, materiali i kartës do të jetë polikarbonat, jo më pak se 4 shtresa, me jetëgjatësi jo më pak se 10 vjet.

Sipas ekspertëve, këto patenta mendohet se do të jenë të pandryshueshme të paktën për një periudhë 20 vjeçare.

Modeli i ri është miratuar që në janar të 2017 gjatë këtij viti ka hyrë masivisht në qarkullim.

Aktualisht janë në përdorim të dyja modelet e patentave, edhe ajo vetëm me elementët shqiptare edhe modeli i përcaktuar sipas standardeve europiane./intv/