Pati një super ndeshje, Rrahmani shpallet “Man of the Match” ndaj Pisës
Amir Rrahmani ishte një nga lojtarët kryesorë në fitoren e sotme të Napolit ndaj Pisës.
Fitorja 0-3, ishte ajo çka i duhej atyre për të siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve, me mbrojtësin kosovar që shënoi edhe gol.
Dhe për këtë performancë, Rrahmani u vlerësua nga Serie A ku të cilët i dhanë çmimin e “Man of the Match”.
Napoli i tij, do të mbyll sezonin aktual javën e ardhshme në ndeshjen ndaj Udineses./IndeksOnline/

