19:28 / E Mërkurë, 02 Qershor 2021 / Blerim

Pati shumë takime gjatë këtyre ditëve, Kun Aguero rezulton pozitiv me Covid-19

Sulmuesi më i ri i Barcelonës, Kun Aguero ka rezultuar pozitiv me Covid-19 në ditën e ditëlindjes.

Lajmin e kanë dhënë mediat spanjolle përmes rrjeteve sociale, shkruan IndeksOnline

Aguero pritet t’i nënshtrohet një testi PCR, por duket se do të mungoj në ndeshjen e Kombëtares së Argjentinës më 4 qershor kundër Kilit, e vlefshme për para-kualifikimet në Botërorin ‘Katari2022’.

Kujtojmë që sulmuesi argjentinas këto ditë bëri lëvizje të mëdha nëpër qytete, nga Manchesteri në Porto dhe nga kjo e fundit në Barcelonë./IndeksOnline/