23:53 / E Diele, 16 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Pato e konfirmon rikthimin te Milani

Milani është duke kërkuar që të përforcohet me një sulmues gjatë afatit kalimtar të janarit.

Zltana Ibrahimovic ishte zgjedhja e parë, por suedezi ka preferuar të qëndroj në Amerikë.

Aleksandre Pato është zgjedhja tjetër dhe më e përafërt për tu rikthyer në San Siro, shkruan Indeksonline.

Ai ka postuar një fotografi në Instagram me fanellë kuq e zi duke uruar për 119 vjetorin e themelimit të klubit.

Braziliani është pjesë e skuadrës kineze, Tianjin Quanjian.

Ai mund të bashkohet me Milanin me një kontratë 18 muaj dhe një vit mundësi zgjatje.

Pato ka qenë pjesë e Milanit për gjashtë vite ku u largua për shkak të problemeve të mëdha me lëndime. /IndeksOnline/