17:43 / E Mërkurë, 01 Gusht 2018 / indeksADMonline

Pato shënon një nga golat më të mirë në karrierë (Video)

Alexandre Pato ka shënuar një nga golat më të mirë në karrierën e tij profesionale.

Sulmuesi i njohur, ka shënuar golin e vetëm për Tianjin Quanjian, në humbjen 1 me 4 ndaj Shanghai SIPG, shkruan IndeksOnline.

28-vjeçari ka shënuar në minutën e 27’të, një super gol nga gjuajtja e lirë.

Edhe pse goli i brazilianit ishte për rezultatin 1 me 1, klubi i Pato-s u mposht 4 me 1, me golat e Elkeson, Hulk dhe Oscar (2).

Kujtojmë që goli i ish-sulmuesit të Milanit, Chelseas dhe shumë klubeve tjera gjatë këtij sezoni ka shënuar tetë gola./IndeksOnline/