18:59 / E Shtunë, 13 Tetor 2018 / indeksADMonline

Patric Schick ia humbë bukurinë rekordit të Hamsik

Kapiteni i Napolit, Marek Hamsik është bërë lojtari me më së shumti paraqitje në histori me fanellën e kombëtares  së Sllovakisë, transmeton Indeksonline.

Hamsik bëri paraqitjen e 108-të mbrëmë për kombëtaren sllovake,  kundër Republikës Çeke në kuadër të Ligës së Kombeve.

Në këtë ndeshje ai shënoi edhe gol duke e bërë më të bukur rekordin. Por lojtari i Romës Patric Schick ia humbi bukurinë këtij rekordi, pasi që në minutën e 76-të shënoj gol për të ja siguruar fitoren 1-2 kombëtares ­çeke. /Indeksonline/

Temat: