08:58 / E Martë, 01 Shtator 2020 / indeksADMonline

Patriot Sejdiu, kosovari i talentuar që po çudit Suedinë, synon kombëtaren A të Kosovës

Futbollisti 20 vjeçar, Patriot Sejdiu po kalon në formë të mirë. Ai po luan për ekipin e Dalkurd dhe në 13 ndeshje ka shënuar 5 gola.

Sejdiu është i huazuar tek Dalkurd nga ekipi i Malmos, transmeton Indeksonline.

Në një intervistë “Fotbollsknalen”, ka thënë se vitin tjetër synon ekipin e parë të Malmos, por ai beson se huazimi ka qenë i mirë për të.

“Mendoj se ka qenë e mirë dhe edukative për mua dhe zhvillimin tim. Filloi paksa e vështirë, por tani unë ndihem mirë”, tha ai fillimisht, transmeton Indeksonline.

” Sigurisht që është e vështirë të bashkohem me një ekip si Malmö, por asgjë nuk është e pamundur dhe unë e di se çfarë kërkohet dhe nevojitet që unë të bashkohem. Do të përpiqem të bëj atë që duhet dhe pastaj do të shohim”, shtoj Sejdiu.

Tutje, 20 vjeçari shtoj se synon që të arrij kombëtaren A të Kosovës.

“Qëllimi është të arrini ekipin kombëtar A, por sigurisht që do të thotë shumë për mua dhe karrierën time”, përfundoj Sejdiu./Indeksonline/