14:08 / E Mërkurë, 08 Gusht 2018 / indeksADMonline

Paul Pogba arrinë në ”Carrington”, por veprimi i tij ka befasuar të gjithë

Paul Pogba e ka fshehur fytyrën e tij, teksa ai arriti në qendrën stërvitore të Manchester Unitedit, ”Carrington” sot, shkruan IndeksOnline.

Fituesi i Kupës së Botës është i gatshëm për bisedime finale me trajnerin, Jose Mourinho pasi që ai dëshiron të transferohet te Barcelona.

Kampioni i La Ligas bëri një ofertë senzacionale prej 45 milionë funtesh plus Yerry Mina dhe Andre Gomes për reprezentuesin francez, e cila ishte refuzuar nga Man Unitedi.

Mediat në Itali shkruajnë se mesfushori tashmë ka arritur marrëveshje për kushtet personale me klubin katalunas dhe se është i gatshëm të përfitojë 100 milionë funte për 5 vite në Spanjë.

Barcelona ka kohë deri në fund të muajit të arrijë marrëveshje me Pogban, derisa afati kalimtar në Premier League mbyllet nesër, pra të enjten.

Kështu, Manchester Unitedi ka shumë pak kohë që ta gjejë zëvendësuesin e tij dhe nuk ka synim ta largojë francezin, të cilin e riktheu nga Juventusi para dy vitesh për 89 milionë funte./IndeksOnline/