15:40 / E Diele, 20 Janar 2019 / indeksADMonline

Paul Scholes do të bëhet trajner i skuadrës së ‘lodhtë’ angleze

Legjenda e Manchester United, Paul Scholes së shpejti pritet ta fillojë punën e trajnerit.

‘Sky Sport’ mëson që anglezi është në bisedime me skuadrën nga Liga e Dytë e Anglisë, Oldham, transmeton Indeksonline.

Scholes është njëri nga katër kandidatët për ta marrë detyrën e trajnerit të kësaj skuadre.

Vendimi se kush do të marrë drejtimin e kësaj skuadre do të kumtohet nesër.

Oldham për momentin janë në pozitën e 12-të dhe pesë pikë larg zonës së ‘Play-off”./Indeksonline/