75 Mall Live Search
17:02 / E Premte, 08 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Paul Scholes gati për tu bërë trajner i skuadrës angleze

Ish-legjendari i Manchester United, Paul Scholes pritet të zyrtarizohet gjatë vikendit si trajner i ri i Oldham Athletic.

Scholes ka arritur që të sqarohet më Federatën Angleze e cila nuk i lejonte mundësinë për tu bërë trajner ngase zotëron 10% të aksioneve te skuadra e Salford City.

Scholes ka arritur sot marrëveshje me Oldham ndërsa pritet zyrtarizimi në orët e ardhshme në punën e tij të parë menaxheriale si trajner.

Ish-ylli anglez së fundi ka punuar si një ekspert televiziv për BT Sport.

Skuadra e re e tij, Oldham rënditet në pozitën e 15-të në Ligën e Dytë të Anglisë./Indeksonline/