75 Mall Live Search
15:49 / E Hënë, 10 Shtator 2018 / indeksADMonline

Pavard i ofrohet skuadrës së madhe evropiane

Sipas Mundo Deportivo, Barcelonës i është ofruar Benjamin Pavard nga Stuttgart pas triumfit në Kupën e Botës me Francën gjatë verës.

Klubi gjerman thuhet se ka bërë të qartë se ata janë të gatshëm ta lënë Pavardin verën e ardhshme në klauzolë lirimi prej 35 milionë euro dhe kartonin e Sergi Robertos.

Ndërkohë francezi ka të ngjarë të fillojë të lidhet me më shumë skuadra të cilat kishin shprehur interesim për të më parë, ku ndër to është edhe Bayern Munchen. /IndeksOnline/