Pavarësisht humbjes, mbrojtësi shqiptar Balliu: Jemi krenarë, e kemi shijuar!
Skuadra e Rayo Vallecanos ka pësuar humbje mbrëmë ndaj Crystal Palaces me rezultatin minimal 1:0, në finalen e UEFA Conference League.
Pas ndeshjes, Ivan Balliu u shpreh tejet i lumtur me paraqitjen e skuadrës së tij, shkruan Indeksonline
Përkundër humbjes, Balliu u shpreh i kënaqur me bashkëlojtarët, tifozët dhe gjithë rrugëtimin e skuadrës.
🎙️ Balliu: “No ha podido ser, pero estamos orgullosos del equipo, de nuestra gente y del viaje… Estoy seguro de que lo han disfrutado al máximo. Es una pena no cerrar con el premio de la copa para este grupo y para nuestra gente.”#UECLfinal pic.twitter.com/oMlVcR6KLV
— Rayo Vallecano (@RayoVallecano) May 27, 2026
“Ne jemi krenarë me ekipin, për njerëzit tanë dhe për udhëtimin. Jam i sigurt që e kemi shijuar të gjithë në maksimum. Është për të ardhur keq që nuk e mbyllim me çmimin e kupës, për këta njerëz, për këta tifozë”, u shpreh Balliu pas ndeshjes
Kujtojmë se lojtari shqiptar madje e puthi edhe medaljen e vendit të dytë./Indeksonline/

