13:34 / E Shtunë, 16 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

PD dhe LSI protestë para Kuvendit

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të mbajnë të hënën një protestë para Kuvendit.

Mësohet se vendimi do të merret sot në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Protesta para Parlamentit do të mbahet në momentin kur do të zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm i Përkohshëm.

Opozita më herët nuk është bërë pjesë e procesit, duke e quajtur antikushtetues.