19:47 / E Mërkurë, 05 Shtator 2018 / indeksADMonline

PDK dhe AAK ia kthejnë opozitës, nuk i shkojnë në seancën e jashtëzakonshme

Po pritet të fillojë seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga deputetët e opozitës.

Kjo seancë  është paralajmëruar për në ora 19:30, mirëpo nuk ka filluar ende.

Në sallë ndodhën deputetët e opozitës, ata të LDK-së, Vetëvendosjes dhe Partisë Socialdemokrate.

Gjithashtu në sallë ndodhen edhe disa deputetë të Nisma Socialdemokrate, dhe i pari i tyre, Fatmir Limaj.

Mirëpo, në sallë ende nuk kanë ardhur deputetët e Partisë Demokratiket të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli i cili po qëndron brenda në sallë, ka bërë të ditur se nuk do shpallë ndonjë pauzë porse do presin brenda për të filluar seanca.

Ai ka bërë të ditur se brenda në sallë janë 55 deputetë, ndërsa u ka bërë thirrje edhe deputetëve tjerë të vijnë në mënyrë që të mundësohet fillimi i seancës.

Në këtë seancë pritet të ketë debat parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë./Indeksonline/